“Keni arsye për të qenë krenarë”, Rama: 421 mijë prej jush përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Pas Athinës, Rama u ndal në Milano ditën e sotme në kuadër të takimeve me Diasporën.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se sot shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë.

Rama theksoi se nga marrëveshja me pensionet me Italinë përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Ai iu dha mesazhin shqiptarëve në Itali, se nëse ndonjë italian i sheh shtrembër, ata kanë të drejtë ta shohin në sy dhe t’i thonë “nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon”.

Edi Rama: Afër çerek milioni prej jush jeni qytetarë italianë, 3/5 e juaja jeni përqendruar në veriun e Italisë. Janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare në shtetin italian. 421 mijë prej jush do të përfitojnë pensione, falë angazhimit të kryeministres tuaj këtu në Itali, Meloni, një zëdhënëse e shqiptarëve, ne ia dolëm të vendosim më në fund një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar plotësisht me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin. Ju heshtët zilen e paragjykimit të tmerrshëm, që iu shoqëroi drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë. Edhe Shqipëria po fiton betejën e saj të drejtë në kërkim të kurorës të munguar të drejtësisë, me Zot, ligj dhe zakon në familjen e shteteve të Europës. Ju jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nga një vend i rrezikshëm, sot është ndryshe. Nëse dikush ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet t’i thoni nëse ka ndonjë gjë këtu. Shqiptarët janë sot krenar për Shqipërinë./albeu.com 


Shtuar 26.05.2024 13:48