Këngëtarja shqiptare shpërthen në lot në emision, rrëfen si është keqtrajtuar nga partneri (VIDEO)

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj nga burri i saj ka shkaktuar një sensibilizim të madh edhe në radhët e figurave publike. Të shumtë kanë qenë personat që kanë reaguar ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa nuk kanë munguar as rrëfimet e padëgjuara më herët prej tyre. Së fundmi, edhe këngëtarja nga Kosova, Ana Kabashi, ka hapur zemrën duke rrëfyer një eksperiencë të trishtë me ish-të dashurin.

E përlotur teksa fliste për rastin e Marigonës në “ATV”, Ana ndau një pjesë historie nga jeta e saj. Edhe pse nuk preferoi të futej në detaje, ajo tregoi se si ishte “verbuar” nga dashuria sa kishte qenë në gjendje të duronte e të arsyetonte veprimet e këqija të ish-të dashurit.

“Ka marrë kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhem me ia dëshmu që e dua atë njeri. (…) Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, ngoje qetu zemrën se përnime nuk të rren kurrë. Të shkon pak gjatë por nuk je vet. Ka djem të mirë, ka çika të mira, testoje, ndaju njëherë me të dhe shikoje. Jeta vazhdon edhe tutje. Nuk ke nevojë me kalu me dikë që nuk të bënë me u ndje mirë, që të bën të ndihesh se ti je e zonja, se ti e meriton me qenë e lumtur. Më ka prekur shumë. Ka shumë këso femrash tek ne. Nuk do të thotë që tek ne femrat gjithqysh janë provokative e për atë edhe është arsyeja. Kam pasur edhe shokë të mi, kam pa statuse, bile një muzikanti tim i kam thënë largoje atë status mos ta sheh kush se marre. ‘Çika mos i këqyrni djemtë që kanë zinxhirë, se ata nuk dinë ty me të trajtu’ – kush ka qejf me u dashur me një njeri që nuk din me të trajtua, ose ku e din ti, ajo është ndjenjë dhe nuk të jep ty të drejtë me e mbyt dikë”, u shpreh ajo.


Shtuar 29.08.2021 10:17