Këngëtari serb do të mbajë koncert në Korçë, moderatorja i bën thirrje kosovarëve: Anuloni pushimet në Shqipëri

Fakti se këngëtari serb, Goran Bregovic ishte ftuar për të kënduar këtë vit në Festën e Birrës në Korçë revoltoi shumë personazhe të njohur shqiptarë. Fillimisht ishte Vesa Luma ajo që reagoi e shokuar dhe më pas të tjerë të famshëm dolën kundër kësaj ftese.

Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Ndër to ishte edhe moderatorja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu, e cila u shpreh e revoltuar ndaj këtij lajmi duke i lutur vëllezërit e motrat nga Kosova që të anulojnë pushimet e shpenzimet në Shqipëri.

“Sot, ne bote cancel culture, ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale!
Sot me shume se kurre vleresohet me shume “te qenit njeri” perpara te qenit artist!

Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!!
Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!

Nderkohe … ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!!

Ka do zera qe flasin per art e se arti nuk ngaterrohet me politike, artin degjojani ne arena te tjera sa t’ju doje qejfi, po boll provokuat debate te liga qe ende lendojne plaget si dje!

Sa kohe nje artist nuk distancon artin e vet nga politika, atehere dhe arti i tij eshte po aq i felliqte!!!!
Varret jane akoma hapur, nenat e bijve te zhdukur pa varre jane ende gjalle, viktimat e perdhunimit, jetimet, te gjymtuarit po ashtu… sa turp per ty Shqiperi!

E per t’ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!!”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)


Shtuar 5.08.2021 12:35