Dhëndër në Kosovë, i dashuri i Dua Lipës mbështet publikisht presidenten Vjosa Osmani

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, uroi me fjalët më të bukura Vjosa Osmanin në rrjete sociale, për ta parë e gjithë bota.

“Urime Madamë Presidente. Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”, ka shkruar Dua duke i uruar Vjosa Osmanit postin e rëndësishëm.

Partneri i Duas, Anwar Hadid, ka treguar edhe njëherë se është partneri perfekt që e mbështet Duan kudo dhe e dashuron Kosovën po aq sa këngëtarja.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ndarë një postim të Osmanit në detyrën e re, ku shkruhet: “Kosova ka zgjedhur avokaten 38-vjeçare si Presidenten e re”, që ta shohin të gjithë ndjekësit e tij.

 


Shtuar 7.04.2021 03:04