“Kemi folur bashkë në telefon”, Merkel: I dashur Edi, ishte tablo e drejtpërdrejtë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij përballë liderëve të Ballkanit, gjatë samitit të Berlinit. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces teksa foli për integrimin në BE.

“Është e rëndësishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve. Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në Be dhe po luajnë rolin e kundërt. Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is ëhat it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”, tha Rama.

Pas fjalës së tij, ishte kancelarja Merkel që iu kthye Ramës: Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundmi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres.

Samiti mblodhi së bashku për tetë herë kryetarët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë shtete anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian.


Shtuar 5.07.2021 19:41