Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve dhe kompanive të Bashkimit Evropian që të dhurojnë më shumë para dhe pajisje për të mbështetur sektorin e energjisë në Ukrainë. Mbi një e treta e këtij sektori është shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dron nga ana e Rusisë.
“Ajo që është në rrezik është mbrojtja dhe mirëqenia e mijëra e dhjetëra mijëra familjeve, njerëzve të cenueshëm, fëmijëve dhe të moshuarve përpara këtij dimri që po vjen”, tha komisioneria e BE-së për energji, Kadri Simson.
Duke folur pas një takimi të ministrave të energjisë në Luksemburg, ajo tha se transformatorët ukrainas, ndërprerësit dhe linjat e energjisë ishin shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
“Është urgjente,” u tha ajo gazetarëve.