Katër viktima dhe 774 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 3.586 prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 4 viktima nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë dhe 1.844 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast. 


Shtuar 29.03.2021 15:09