Albin Kurti vaksinohet sot kundër koronavirusit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca-Oxford COVID-19. Kurti do të vaksinohet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë në ora 16:30. Kujtojmë se mbrëmë kanë arritur 24 mijë dozat e para kundër COVID-19 në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në takimin online me kryetarët e komunave të Kosovës ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Vitia ka njoftuar se me arritjen e kontingjentit të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.

 

 


Shtuar 29.03.2021 15:05