Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur solidaritet për familjet e viktimave të përmbytjeve në Europën Perëndimore dhe për të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrerë.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se zemrat dhe lutjet janë me ta.
“Zemra shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
PD dhe populli shqiptar qëndron në solidaritet të plotë me popullin dhe autoritetet dhe mbështetjen e tyre ndërsa punojnë për të shpëtuar jetët dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike./albeu.com