Barcelona ndryshon fanellën para përballjes së Championsit me PSG-në

Barcelona do të luajë sonte, të martën, ndaj Paris Saint-Germainit në stadiumin “Parc des Princes”, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick do të paraqitet me një fanellë ndryshe nga ato të planifikuara për këtë sezon.

Të lidhura

None found

Me kërkesë të UEFA-s dhe transmetuesit të takimit, katalunasit do të përdorin fanellën portokalli të sezonit të kaluar. Ky vendim synon të shmangë çdo problem të mundshëm me dallueshmërinë e lojtarëve gjatë përballjes me kampionin francez.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo raportoi se zgjedhja u bë pasi të tria fanellat e Barcelonës për sezonin aktual u konsideruan të papërshtatshme për shkak të rrezikut të konfuzionit vizual.

Uniforma e parë, e cila ka ngjyrat blu dhe të kuqe të errët, nuk u përzgjodh. Të njëjtin vlerësim morën edhe dy fanellat alternative të skuadrës katalanase.

Fanella e dytë, me ngjyrat e zeza dhe vjollcë, u pa si problematike për shkak të ngjashmërisë me ngjyrat e PSG-së. Edhe fanella e tretë, ku mbizotëron ngjyra blu, mund ta vështirësonte dallimin e futbollistëve nga ana e shikuesve në ekran.

Për rrjedhojë, Barcelona do të rikthejë fanellën portokalli, të cilën e kishte veshur edhe në një ndeshje miqësore parasezonale kundër Baselit.

Atëherë, kjo fanellë i kishte sjellë fat skuadrës, pasi Barcelona triumfoi 5-2 ndaj Baselit në stadiumin “St. Jakob-Park”.


Shtuar më 20.10.2026 10:21

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş