Ndërsa në Gjermani sot u mbajtën zgjedhjet për zgjedhjen e Bundestagut të ri, kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka bërë një krahasim mes kreut demokrat në Shqipëri, Lulzim Basha dhe kancelares gjermane në largim, Angela Merkel.
Patozi shkruan se politikanët në perëndim ikin po i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri nuk largohen edhe po t’i vrasësh.
“Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve”, shkruan më tej Patozi.
Postimi i Astrit Patozit:
JA KAQ ËSHTË DIFERENCA…
Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh.
Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre.
Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve./albeu.com