Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, reagon DEA amerikane e zbulon detajet e aksionit

Kapja e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës bëri bujë në rajon. Së fundmi, rreth këtij aksioni ka reaguar edhe Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA).

Një zëdhënës i DEA ka deklaruar se operacioni ishte rezultat i shumë agjencive shumëkombëshe ku synohej goditja e krimit të organizuar.

Zëdhënësi përmend ndër të tjera Guardia di Finanza, SPAK, Policinë Sqiptare, Policinë e Kosovës dhe zyrat e DEA-s në Romë e Athinë, shkruan express.

“Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional.

Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”, thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s. /albeu.com/

 


Shtuar 19.05.2021 12:04