Ende vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ditën e sotme është kapur dhe vënë në pranga me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.
K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./albeu.com