Kapet në Itali me 7 kg Kokainë, çfarë e tradhëtoi shqiptarin

Në përson me orgjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi u kap me 7 kilogram Kokainë.

Gjatë pasdites të së shtunës, Karabinierët arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, që banonte në periferi të Chiari, i akuzuar për shitjen dhe posedimin e paligjshëm të drogës , armës dhe municioneve.

Karabinierët vunë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit. Patrulla vendosi që ta ndalojë për kontroll ku i gjetën 100 gram kokainë.

Ndërkohë pas kontrollit në banesë shqiptarit ju gjetën një sasi prej 7 kg kokainë./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 23:42