Gjatë një kontrolli në banesën e shtetasit L. Ll., 58 vjeç në Vlorë, policia ka kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. 58-vjeçari është arrestuar ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. Ll., në fshatin Mazhar, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Mazhar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com