Në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident, pasi një nxënës kishte kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.
Siç raporton “B92”, nxënësi 15 vjeçar gjatë të mërkurës ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do t’i vriste.
Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe kanë ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15 vjeçarin në spital.
Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë. Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar./Albeu,.com/