Polici rrahu të moshuarit për një bllok betoni, prokurori zvarrit çështjen

Emisioni “Stop” trajtoi në pjesën e dytë këtë të mërkurë rastin e dhunimit të dy të moshuarve nga ana e policit Bukurosh Zagrati për një copë çimento të shtruar.

“Stop” ka mësuar se Bukurosh Zagrati në periudhën 1982-‘83 ka dhunuar një bashkëfshatar dhe është dënuar me 6 muaj burg, gjë që nuk e lejon atë, të jetë efektiv policie. Fillimisht Zagrati e mohoi këtë fakt, por më pas u detyrua ta pranojë.

Polici Bukurosh Zagrati: Më vjen shumë keq, në ’83… je informuar keq. Jam zbatues ligji dhe kam vjetërsi pune mbi 25 vjet dhe çdo gjë është modifikuar. Unë t’u përgjigja sipas procedurave.

Gazetari: E vërtetë është, që je arrestuar në 1982-‘83 për dhunë?

Polici Bukurosh Zagrati: Unë?

Gazetari: Ke qenë në burg, ke bërë 6 muaj burg?

Polici Bukurosh Zagrati: Unë për dhunë? Burg kam bërë unë?

Gazetari: Burg ke bërë në 1982-shin?

Polici Bukurosh Zagrati: O zotëri! Mos u merr ti me atë punë, a kam bë, a s’kam bë!

Gazetari: Po si s’do merrem unë, se një punonjës policie, s’duhet të jetë me precedentë!

Polici Bukurosh Zagrati: O zotëri!

Gazetari: Ke bërë apo jo?

Polici Bukurosh Zagrati: Mos u merr me atë punë, se unë s’kam bë, se kam qenë i mitur edhe është sqaruar ai problemi. Gjithçka ka procedura të tjera, biles janë ndjekur procedura të tjera.

Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit Muça dhe në kushtet e mosvendosjes së drejtësisë, djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg.

“Bukuroshi, edhe vëllai kur linte makinën mundohej gjithmonë që të vendoste gjobë. Gjithmonë mundonte që ta acaronte. Vëllai vajti të blinte paketë. A e ndoqi, a vajti në rrugë, nuk e di çfarë ndodhi, nxorri dorezën, goditi vëllain, nxorri dhe thikën që ta vriste. Vëllai u vetëmbrojt, mori thikën dhe e goditi. Kjo ndodhi sepse asnjë nuk mori asnjë masë për këtë punonjës policie”, tha Bana Muça.

Prindërit përloten në momentin kur flitet ky fakt pasi fajësojnë veten për ngjarjen.

“Ju vu djalit pse bëmë këtë çimento. Donin ta shtinin në burg mezor. Le të livadhisë djali jot me makinë se unë do ta fus në burg tha. Dhe me gjithë mend e futi në burg”, tregon e ëma.

I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes, prokurori Rifat Kojku, thotë se kjo është Shqipëria, që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.

Gazetari: Për dhunë ndaj dy qytetarëve të Peshkopisë, janë të moshuar, thjesht donim të pyesnim, që pse ka..?

Prokurori Rifat Kojku: Një kërkesë me shkrim, u sqarojmë detajet!

Gazetari: Okej, e marr vesh! Siç më kërkon rregullin mua, unë do ta kërkoj, sepse e ke afatin 3 muaj. Ke vendim shtyrje për këtë?

Prokurori Rifat Kojku: Një kërkesë, një kërkesë!

Gazetari: Po s’mund të shmangesh kështu, të lutem ë…! A do ta bëjmë këtë dreq vend?

Prokurori Rifat Kojku: Nuk bëhet, jo!

Gazetari: S’bëhet vendi?

Prokurori Rifat Kojku: Jo!

Gazetari: Pse? Se s’e bëni ju? Zotëri! Ka dy vite kjo dhe mund të ishte vrarë ai tjetri.

Prokurori Rifat Kojku: Bëj një kërkesë më shkrim dhe të sqaroj!

Gazetari: Jo, jo, do më sqarosh tani të lutem, sepse ai tjetri mund të ishte vrarë! Bukuroshi mund të ishte vrarë, sepse e keni lënë ju pa e hetuar në rregull këtë çështje, sinqerisht.

Prokurori Rifat Kojku: Tani…

Gazetari: Me gjithë respektin për punën, që bën…

Prokurori Rifat Kojku: Bëj një kërkesë dhe të sqaroj unë!

Gazetari: Po ça do më sqarosh me kërkesë?!

Prokurori Rifat Kojku: Me shkrim!

Gazetari: Ti s’ke dal në vendim, çfarë do më sqarosh, si do ta justifikosh dy vite, që e ke mbajt kot këtë?

Prokurori Rifat Kojku: E shikon te kërkesa, që do të sjell unë.

Gazetari: Do ta shikojmë atje?

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Gazetari: Mirë! Hajde po bëj një kërkesë dhe po marr një..

Prokurori Rifat Kojku: Shko depozitoje kërkesën atje dhe hajde!

Gazetari: Edhe do më japësh gjithë kopjet e vendimeve të shtyrjes?

Prokurori Rifat Kojku: Urdhëro?!

Gazetari: Gjithë vendimet e shtyrjes për këtë çështje!

Prokurori Rifat Kojku: Po t’i jap unë!

Gazetari: Po s’i pate pastaj?

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Polici Bukurosh Zagrati: Të vërtetën, se unë jam i betuar, që tregoj vetëm të vërtetën!

Gazetari: Po!

Polici Bukurosh Zagrati: Se jam një njeri, që e njoh ligjin, nuk kam pse të ruaj sekret unë.

Gazetari: Po pra, po mua si gazetar, më jep të drejtë një prokuror, që e mban dy vite këtë çështje dhe e zvarrit. Si mendon ti? Po të mbron ty, apo po të lehtëson ty?

Polici Bukurosh Zagrati: Ore zotëri! Më vjen shumë keq!

Gazetari: Po të mbron!

Polici Bukurosh Zagrati: Jo po të mbron, por po të kishte vazhduar të tjera prokuroria, nuk do dilte në këtë shkallë plagosja, se unë s’kam përdor dhunë.

Gazetari: Je i sigurt ti, që po ta kishte mbyll prokuroria, nuk do ndodhte plagosja jote?

Polici Bukurosh Zagrati: Shumë i sigurt, pra!


Shtuar 26.05.2021 22:14