Kandidati për deputet, Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK

Mëngjesin e sotëm, kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur në SPAK.

Gjunkshi kishte paralajmëruar ditën e djeshme një padi në SPAK për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu, si dhe për dy zyrtarë të tjerë.

Ditën e nesërme, e martë, në orën 10:00, do të jem në Spak, për të denoncuar krimet zgjedhore të Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun,

Drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi

Kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja”, shkroi dje në rrjetet sociale, Gjunkshi.


Shtuar 6.05.2025 10:00