Liz Truss duket se është një nga kandidatet favorite për të marrë drejtimin e Anglisë pas dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson. Në një intervistë dhënë për të përditshmen ‘The Sun’, Truss zotohet se do të ulë taksat e larta dhe do të bëjë një revolucion aftësish për të rinjtë nëse merr çelësat e numrit 10.
“Familjet punëtore shohin rritjen e kostos së gjërave thelbësore të përditshme, rritjen e çmimeve të benzinës dhe faturat e energjisë, ndërsa taksat janë në nivelin më të lartë në 70 vjet”, tha Truss.
“Gjërat duhet të ndryshojnë dhe ato do të ndryshojnë. Nën udhëheqjen time, nuk do të kemi më ‘biznes si zakonisht. Do të dal me një plan të ri të guximshëm për të kthyer paratë në xhepat e njerëzve dhe për të çuar ekonominë tonë përpara”, tha ajo.
Sekretarja e Jashtme thotë gjithashtu se ka parë fëmijë të lënë pas dore dhe do që të jetë kryeministre për të siguruar “se gjithkush në vendin tonë të madh ka të njëjtën mundësi për të patur sukses”.