Presidenti Ilir Meta ka folur nga Durrësi mbi situatën politike në vend.
Meta ka folur për zgjedhjet e 6 marsit, për të cilat tha se janë një mundësi reale që qytetarët të zgjedhin kandidatët që mendojnë se i përfaqësojnë më së miri.
“Është kënaqësi që jam në Durrës dhe meqë jemi pranë datës 6 mars dua të theksoj se demokracia është vendosore dhe shpresoj që qytetarët kanë në dorë votën e tyre për të përmirësuar të ardhmen përmes një qeverisje sa më transparente dhe i ftoj të gjithë qytetarët e 6 bashkive që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep demokracia që nesër të kërkojnë llogari” , ka thënë Meta.
Ndërkohë në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim se disa nga kandidatët janë të mbështetur nga persona të shpallur non grada, duke nënkuptuar rastin e kandidates së Durrësit Emirjona Sako që mbështetet nga Vangjush Dako.
“Jam i bindur që qytetarët e durrësit dhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lirë kandidatët më me integritet që ushtrojnë me përkushtim vëmendjen ndaj komunitetit. Ajo që ne duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent’, është shprehur ai..
Ndërkohë në lidhje me komisionin Hetimor Për Inceneratorët, Meta është shprehur se përgjegjësia e parë dhe e plotë në lidhje me këtë çështje u takon organeve të drejtësisë./albeu.com/