Kanadaja vendos sanksione ndaj vajzave të Putinit

Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putin duke iu bashkuar kështu edhe sanksioneve të Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së

Në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kanadaja njoftoi sot se ka vendosur sanksione të reja ndaj 14 bashkëpunëtorëve të ngushtë të regjimit rus, përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në një njoftim nga Global Affairs Canada, shkruan CNN.

“Kanadaja vazhdon të qëndrojë pranë burrave dhe grave të guximshme që luftojnë për lirinë e tyre në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë t’i imponojmë kosto të rënda regjimit rus në koordinim me aleatët tanë“, tha Ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly.

“Ata do të përgjigjen për krimet e tyre.”

Global Affairs Canada vuri në dukje se Kanadaja synon të zbatojë masa të mëtejshme në përgjigje të “mizorive serioze dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, duke përfshirë krimet e luftës dhe krimet e mundshme kundër njerëzimit”./albeu.com


Shtuar 19.04.2022 18:26