“Kam një burrë të adhurueshëm”, bashkëshortja e Macron fjalët më të mira presidentit francez: Është thellësisht i ndershëm

“Kam një burrë të adhurueshëm. Ai është një burrë thellësisht i ndershëm dhe i vërtetë.” Këto janë deklaratat e zonjës së parë franceze, Brigitte Macron, në një intervistë të zhvilluar mbrëmë, në rrjetin francez “TF1”.

Brigittetha fjalët më të ndjera për presidentin Emmanuel Macron dhe pranoi se “dëgjon kritikat dhe vepron si transmetuese, duke i përcjellë burrit të saj mesazhet që merr pa i filtruar”.

Madje, ajo pohoi se mundohet të mos e tejkalojë rolin e saj.

“Unë kurrë nuk do t’ia lejoj vetes të them “bëje këtë, bëj atë”, i tha ajo gazetarit francez Gilles Boulot.

Sa i përket nëse Macron do të kërkojë një mandat të tretë në Elysee, Brigitte mbajti distanca të qarta.

“Nuk duhet t’i them nëse dua që ai të kandidojë apo jo në zgjedhje. Kjo ka të bëjë me francezët dhe burrin tim”, shtoi ajo.

Në 25 vite bashkë, Brigitte Macron pretendon se i shoqi nuk ka ndryshuar si person.

“Ai përshtatet me situatat, por në thelb mbetet ai që ka qenë gjithmonë”, tregoi Brigitte.

Ajo, nga ana tjetër, beson se është bërë “pak më e arsyeshme” që kur Emmanuel Macron kaloi pragun e Elysee.

“Kam më shumë kujdes tani se çfarë them”, tha ajo.

E veshur me një xhaketë kadife ulliri me një këmishë të bardhë, bashkëshortja e Macron ka dhënë edhe një herë një recital të bujshëm, siç komenton në mënyrë karakteristike revista franceze “Closer”. /albeu.com


Shtuar 10.01.2023 14:31