Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka thënë se Sali Berisha është viktimë e një skuthi që e krijoi vetë si model për 30 vite me radhë.
Kadilli kritikoi qëndrimin e Berishës pas fitores së dytë radhazi të Partisë Socialiste.
“Jeni viktimë e një skuthi. Sovraniteti i partisë nuk është vetë kur nënshtrohesh para ndërkombëtarëve. Kjo parti është nënshkruar për vite me radhë e kryetarokracisë. Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite. Jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë.
Nuk reaguat kështu kur dy palë zgjedhje rresht prodhuan të njëjtin kryeministër. Ka një monopolizim në politikë. Forca e zotit Berisha, premtimi ka qenë që do të fliste kur të shihte humbjen e dytë radhazi për të shpëtuar opozitarizmin”, tha Kadilli./ albeu.com