Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës së Komisonit Hetimor për Inceneratorët, ku do të vijohë marrja e dëshmie të administratorëve të Inceneratorëve të Tiranës e Fierit si edhe Sekretares së Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryetarja e Komisonit, Jorida Tabaku është shprehur se është thirrur sërish për të dëshmuar administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Koda, pasi në dëshminë e saj të mëhershme ka thënë gjëra të pavërteta.
Tabaku i ka dhënë ultimatum, duke i thënë se ka kohë deri në drekë për t’u paraqitur, përndryshe do të thirret policia për ta sjellë me forcë.
“Zonjës Ariola Kodra i kërkuam disa dokumenta dhe të vijë e s’ka ardhur. Unë jam vendosur në dijeni të shumë fakteve të reja të lidhjes së zonjës Kodra me pronarët e inceneratorit, jam vendosur në dijeni në lidhje me fakte të lidhjeve të hershme të biznesit të saj me pronarët e inceneratorit, për të cilat në komision ajo nuk po them se po gënjeu, por tha të pavërteta. Ne jemi duke pritur ende informacion për pjesën financiare të kompanisë. Stafit i kërkoj ti nisim një kërkesë tjetër në të kundër të drekë do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë.”, tha Tabaku./albeu.com