Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor, për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.
Gjykata i dha kohë deri më datë 12 Mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.
Sipas avokatëve mbrojtës, për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.
Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg.
Erzen Breçani, u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.
Kujtojmë se Gjykata e Posaҫme e Apelit, në janar të këtij vitit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajetit, të cilët mbeten në burg, të cilët funskiononin si grup i strukturuar kriminal për trafik droge, pastrim parash.
Zbërthimet e komunikimeve në “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Por asnjë prej pjesëtarëve nuk ishte një emër i panjohur.
Figura qendrore është Ervin Mata, i cili në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçanit, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë.
Të dy nuk mundën dot të arrestohen, ndërkohë që Erzen Breçani, ra në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe pastrimit të parave.