Juventus-Pogba, të hënën takim me agjentin

Rafaela Pimenta, agjenti i Paul Pogba dhe Juventusi do të takohen të hënën për të biseduar rreth një rikthimi të mundshëm të mesfushorit te “Zonja e Vjetër”.

Francezi do ta përfundojë kontratën me Manchester United në fund të qershorit.

Sipas “Sky”, PSG është gjithashtu pas Pogba por Juventus është duke hedhur hapin e parë konkret për të fituar shërbimet e tij./ h.ll/albeu.com

Shtuar 14.05.2022 21:28