Ju djersinin shumë këmbët? Zbuloni pse ju ndodh kjo

Faktorët më të zakonshëm që çojnë në djersitje të këmbëve janë temperaturat e larta, këpucët e mbyllura, stresi dhe ankthi.

Megjithatë, djersitja e këmbëve nuk është një problem serioz, përveç nëse vuani nga hiperhidroza e cila nuk është aspak e këndshme.

Hiperhidroza shfaqet në sqetull, fytyrë, duar dhe këmbë, siç shpjegon Miguel Cunha, një mjek pediatër në Nju Jork, me simptomat më të rënda.

Zakonisht, kjo gjendje është për shkak të një gjendjeje mjekësore, si diabeti, kanceri, sëmundja e tiroides, menopauza ose kur jeni duke marrë ilaçe.

Si do të përballeni me këmbët e djersitura?

Nëse dëshironi të largoni në mënyrë efektive ndjenjën e pakëndshme që nuk është për shkak të hiperhidrozës, atëherë mund të merrni disa masa parandaluese.

-Përdorni çorape dhe këpucë që janë prej materialesh që ndihmojnë lëkurën të marrë frymë. Në këtë mënyrë largohet nxehtësia dhe lagështia nga këmbët tuaja, si rezultat i së cilës temperatura e trupit rregullohet siç duhet, duke reduktuar djersën.

-Mos e lini pas dore pastërtinë e këmbëve tuaja. Çdo ditë është e rëndësishme të kujdeseni për ekstremitetet e poshtme, duke përdorur sapun dhe ujë, duke u kujdesur në të njëjtën kohë që të thani mirë gishtat dhe shputat në fund për të hequr lagështinë. Kështu, ju reduktoni shanset për infeksione bakteriale dhe kërpudhore, siç ndodh në rastin e sportistëve.

-Nuk dëmton të shtoni në rutinën tuaj produkte që thithin djersën dhe i mbajnë këmbët tuaja të thata gjatë ditës. Në të njëjtën kohë, këto produkte arrijnë të kontrollojnë edhe aromat e këqija që zakonisht shoqërojnë djersitjen, të cilat megjithatë i detyrohen baktereve që shfaqen në këto zona dhe jo vetë djersës.

Shtuar 26.07.2022 20:29