Jozefina Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Vota juaj ka peshë, ju jeni shpresa që do të bëni ndryshimin e madh

Me anë të një postimi në rrjete sociale, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ajo falenderoi ata për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.

Topalli bëri një sqarim të qartë për mënyrën e votimit, duke kujtuar se shqiptarët e diasporës mund të votojnë vetëm për një parti, vetëm për një kandidat nga e njëjta parti, ose për një parti dhe një kandidat të saj.

Gjithashtu, ajo theksoi se çdo përpjekje për të votuar për një parti dhe një kandidat nga një parti tjetër,  do të bëjë që vota të shpallet e pavlefshme.

Në mesazhin e saj, Topalli nënvizoi fuqinë e zërit të diasporës dhe ndikimin e madh që ka ky grup i shqiptarëve në ndryshimin e Shqipërisë.

Ajo tha se shqiptarët jashtë vendit janë shpresa dhe forca që do të sjellin ndryshimin e madh që Shqipëria ka nevojë. “Vota juaj ka peshë!”, – përfundoi ajo mesazhin e saj, duke i ftuar shqiptarët të angazhohen dhe të bëjnë historinë me votën e tyre.

“Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!”, deklaroi Topalli.

Postimi i drejtueses politike të PD për diasporën:

“Mirëmëngjes të dashur shqiptarë që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë. Faleminderit që votuat për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, më të zhvilluar. Sqarim për mënyrën e votimit:

Në fletën e votimit:

Mund të votoni vetëm partinë.

Mund të votoni vetëm një kandidat nga e njëjta parti.

Mund të votoni partinë dhe një kandidat nga e njëjta parti.

Kujdes:

Nëse votoni për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, vota shpallet e pavlefshme.

Zgjidh me kujdes. Vota jote ka peshë!

Shqiptarë të mrekullueshëm që jetoni jashtë vendit,

Zëri juaj ka fuqi!

Votoni! Sepse vota juaj po bën historinë!

Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!”, shkruan Topalli.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)


Shtuar 25.04.2025 09:45