Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është penguar te shkallët e Kuvendit.
Duket se takat e kanë “tradhëtuar” Tabakun, teksa ajo ecte në korridorin e Kuvendit për tu ulur në vendin e saj.
Në një moment, deputetja pengohet tek shkallët dhe për pak rrëzohet, por arrin të mbahet tek tavolina.
Por ajo e kalon me sportivitet këtë situatë, ku në videon e siguruar nga Panorama, shihet duke qeshur.