Jona Spahiu tregon si u njoh me bashkëshortin: Këtë gocën do e marr për grua! (FOTO LAJM)

Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj, Frenkli Ymeri janë ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.

Çifti janë njohur në ambientet e Digitalb, ku Frenkli punonte si komentator sportiv. Pas njohjes, marrëdhënia e tyre ka avancuar shumë shpejt.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, moderatorja u shpreh se Frenkli u treguar i shkathët dhe brenda një viti “janë lidhur, kanë bashkëjetuar dhe u bënë prindër”.

“Mbas sa vitesh lidhje je bërë mami?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Mbaroi punë vëllai për 1 vit njohje, lidhje, bashkëjetesë, martesë, fëmijë (qesh)”- iu përgjigj Jona Spahiu.

Moderatorja tregoi se bashkëshorti i saj që në momentin i parë kur e pa në televizor i tha familjarëve të tij se “këtë gocën do e marr për grua”, shkruan panorama.

“Kemi 4 vite diferencë. Po besoj kuptohet kush është më i madhi. Ky zotëria që kam këtu pranë meje ka thënë që kur më ka parë për herë të parë në televizor i ka thënë të shtëpisë “që këtë gocën do ta marr për grua”- u shpreh ajo.


Shtuar 10.06.2021 16:46