Joachim Low do të largohet në fund të Kampionatit Europian nga kombëtarja gjermane, një vendim i marrë pak javë më parë dhe që ndryshoi shumë plane si për përfaqësuesen ashtu edhe për vetë teknikun. Ndërkohë edhe pse në ikje e sipër, kritikat ndaj tij po rriten së tepërmi, që pas asaj humbjeje turpëruese me Spanjën 6-1 ndërsa disfata e radhës me Maqedoninë e Veriut në eliminatoret e Botërorit ka sjellë edhe reagime të forta.
Ish presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, një admirues dikur i Joachim Low ka dalë hapur kundër tij.
“Nuk mund më ta kuptoj, po ndryshon të gjithë sistemin e sukseseve pa asnjë arsye dhe po krijon një konfuzion të madh. Mbi të gjitha në mbrojtje ku zgjodhi një system me 3 lojtarë dhe jo si gjithmonë me 4 mbrapa. Jo vetëm kaq por në sulm nuk u krijua fare, asnjë rast, zero raste. E gjithë euphoria ime për skuadrën dhe trajnerin është zhdukur”, përfundoi ish drejtuesi I bavarezëve.
Ndërkohë gazeta më e madhe në vend, “Bild” e ka sulmuas ashpër trajnerin për humbjen duke i kerkuar largimin e menjëhershem teksa e cilësoi lojën ndaj ballkanasve si patetike.