Pas Spiropalit, Veliaj i thur elozhe Ramës: I dhembshur, punëtor, i fortë dhe pa i palëkundur!

Kryebashkiaku Erion Veliaj është një ndër njerëzit më të afërt me kryeministrin Rama.

Gjatë një takimi elektoral, Veliaj i ka thurur elozhe kryeministrit Rama duke e quajtur atë : “të fortë, të dhembshur, punëtor dhe i palëkundur.”

Veliaj: Edi Rama është njeri që i dhimbset një njeri i sëmurë. Ishim tek shtëpia e Arjan Salës, Klodian Rashës që humbi jetën aksidentalisht…gjatë atij konfrontimi.

Rama është njeri që e njeh dhimbjen se e ka përjetuar në familjen e vetë. Kur dikush flet që ka humbur nënën dhe babain prej kësaj sëmundjeje e di, sepse ka humbur nënën dhe babain e tij.

Është njeri që e kupton dhimbjen, por nuk e lë dhimbjen ta gjunjëzojë. Duke e njohur Edin sesi ka përballur, e si është ngritur në këmbë nga dhimbjet personale, kanë parë një njeri që mund të ngrejë në këmbë një komb të tërë. Nuk i ka shkaktuar dhimbje askujt. /albeu.com/

 

Shtuar 1.04.2021 04:04