Kërkesat për anëtarësim në BE nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të shqyrtohen nga Komisioni Evropian.
Vendimi për të shqyrtuar aplikimet, të marra nga ambasadorët e BE-së, duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian, por kjo po përshkruhet si një formalitet procedural.
Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare diskutuan aplikimet e pranuara gjatë javës së kaluar, në një takim të sotëm dhe ranë dakord të ftojnë Komisionin të paraqesë një opinion për secilën.
Megjithatë mund të marrë pak kohë, një opinion nga Komisioni mund të marrë deri në 18 muaj për t’u përgatitur. Dhe nëse është i suksesshëm, procesi për t’u bashkuar me BE zakonisht zgjat me vite.