Punëtorët e një magazine në Malin e Zi kanë gjetur rreth 400 kg kokainë të fshehur në kuti bananesh. Mediat malazeze bëjnë me dije se policia ka nisur punën për hetimin e substancës narkotike dhe mënyrën sesi ka përfunduar në magazinën Wolly.
Gjithashtu mësohet se ka qenë një nga punonjësit e magazinës ai që ka thirrur policisë pasi ka konstatuar pluhurin e bardhë./albeu.com