Gazetari investigative Artan Hoxha, I ftuar në ABC Live ka folur në lidhje me situatën e agravuar në Shkodër në lidhje me krimin që është “ulur këmbëkryq”, ndërsa ka ngritur dhe problematikë me kanabisin që thotë se ëshë qarku më i kanabizuar.
“Situata e Shkodrës këtë vit lidhet dhe me kanbisin. Shkodra këtë vit ka qenë qarku më i kanabizuar I Shqipërisë. Për herë të parë në jetën time kam parë një parcelë me 200 mijë rrënjë kanabis. Ndodhej në zonën e Shkodrës . Kjo situatë e agravuar atje. Në prill dhe maj sulmoheshin oficerët, që zbulonin kanabisin. Sot jemi para këtij fakti, zona më e kanabizuar e Shqipërisë e miksuar me konfliktet mes grupeve. Sot dhe Asmir Bilali, ku në njërin krah I është vrarë babi dhe xhaxhai të dera e shtëpisë, nga ana tjetër është vrarë Fatbardh Lici duke pirë kafe. Është një konflikt që nëse nuk merren masa, do presim vetëm viktima”, tha Hoxha./albeu.com