Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend. Në këtë seancë ka qenë deputeti Zef Hila ai i cili ka thirrur një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë.
Ndërkohë në fillim të kësaj seance deputeti me mandatin më të ri, Pandeli Majko, është zgjedhur anëtar i Komisionit të Jashtëm.
Ndërkohë ndryshime ka pasur edhe për Etilda Gjonaj dhe Benet Becin.
Konkretisht Benet Beci do të jetë anëtar në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese, ndërsa Etilda Gjonaj anëtare në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar Benet Becin.
Ndryshimet u votuan nga socialistët në nisje të seancës së Kuvendit.