Jep leksion në llogore, historia e pabesueshme e profesorit ukrainas

Megjithëse lufta në Ukrainë ka shkaktuar shumë viktima dhe frikë në popullsinë civile, jetë për disa persona vijon normalisht, edhe pse në kushte të pazakonta.

Do të kishte mbetur ndoshta e pashkruar historia e profesorit të psikologjisë sociale Fedor Fedorovich Shandor, në qoftë se një kolegë i tij mos të kishte shkrepur një fotografi gjatë njërës prej leksioneve të përditshme që profesori po jep, duke e shndërruar atë pothuajse në një në hero kombëtar.

Kolegu i tij nuk është ndonjë profesor i universitetit të Uzhhorodit ku ai punon, por ushtari që ka pranë në llogoren e Izyum, në Donbas, një nga fushëbetejat më të ashpra në luftën e përgjakshme që po ndodh në Ukrainë.

Profesori nuk kishte qenë kurrë pjesë e ushtrisë, por më datë 24 shkurt, kur forcat ruse filluan pushtimin e vendit, hyri si vullnetar i brigadës së 101 të Transkarpacisë, rajonit jugperëndimor ukrainas, dhe më pas u transferua në Donbas.

Por bashkë me automatikun e tij, ai nuk harroi edhe smartphonin ku ka shkarkuar tekstet akademike, dhe nga ku çdo ditë mban leksione të rregullta nxënësve të tij, gjithmonë e më shumë të pranishëm dhe nga momenti që mësuan në çfarë situatë të vështirë ndodhet ai.

“Ndonjëherë leksioni ndërpritet nga shpërthimet, i them nxënësve pritni një minutë, dhe më pas rikthehem. Është një fushë, ajo e imja, shumë e specializuar, nuk mund të më zëvendësojnë kollaj”, thotë profesor Shandor.

Profesori-ushtar ka një marrëveshje me eprorët e tij ushtarakë për të luftuar vetëm nga ora 4 deri në 8 të mëngjesit ditën e hënë dhe të martë, në mënyrë që të japë leksion nga ora 8 deri në 12.

“Nuk i marr orë luftimit, i marrë orë pushimit dhe gjumit”, saktëson profesori, i cili siguron se semestrin do ta mbyllë ai. Studentët e tij, ndërkohë, shpresojnë dhe luten që ta shohin edhe në sezonin e ardhshëm, por nga bankat e universitetit të tyre.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, teksa konflikti nisi më 24 shkurt të këtij viti./albeu.com/