“Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të marrjes në kontroll të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse”, kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në samitin e Pragës, shkruan la repubblica.
“Rusia ka sjellë luftën në tokën tonë, edhe në Europë. Dhe vetëm falë rezistencës së popullit ukrainas, Rusia nuk i ka shpallur ende luftë vendeve të tjera të Europës, veçanërisht vendeve baltike, si Polonia dhe Moldavia”, nënvizoi ai.