“Jemi në betejë”, Berisha: Turp të futesh në Kuvend, shkojmë vetëm për qytetarët

Kryetari i PD, Sali Berisha, po zhvillon mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës.

Berisha u ndal te Edi Rama ku hodhi akuza ndaj tij për udhëtimet me charter dhe se partia e tij vjedh në katër anët e Shqipërisë.

“Rama po krijon pasuri përrallore. A e dini se nuk jepet sot leje ndërtimi me sipërfaqe trualli me shumë se 200 metra pa lejen e Ramës? Kjo është vetëm si të vjedhësh ryshfete në 4 anët e Shqipërisë. Ky njeri ka tejkaluar, ligj, kushtetutë e norma morale. Ka bërë të huaj shqiptarët në vendin e tyre. E them dhe njëherë jemi në betejë dhe secili duhet ta konsiderojë se jemi ën betejë. Kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka parë historia”, tha Berisha.

Ish-kryeministri gjithashtu u shpreh se Rama e ka sfiduar nga Peshkopia duke u zotur se do t’i vjedhë sërish votat. Ndërsa sa i takon parlamentit tha se duket si një klub i PS, ku i vjen turp të futet por e bën se e ka detyrim ndaj qytetarëve.

“Rama na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë tërmet cunam, zotohet se prapë do të na i vjedhë votat. Ky çdo gjë e ka me fiktiv. Parlamenti shqiptarë është klub I neveritshëm. Aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër. Ne shkojmë aty vetëm për qytetarët, me vështirësi të jashtëzakonshëm. Ne dorëzojmë lidhje dhe nuk i paraqesin sit ë jetë një klub I PS, parit krimi e drogë. Kjo është e vërteta”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 1.11.2022 19:40