“Jemi me ty si gjithmonë…”/ Miri emocionohet nga mesazhi nga familja e Dr. Florit, banori: Më mungoni, jeni forca ime

Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, janë emocionuar nga mesazhet që janë dërguar për ta në “Big Love”.

Fansat, miqtë, familjarët apo dhe kolegët kanë dërguar mesazhe për banorët e tyre të preferuar.

Miri ka marrë dje mesazhe nga bashkëshortja, vajza, shoku i tij Landi, këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini. Por jo vetëm kaq, pasi mesazhi që ai e konsideron se ka emocion, ishte nga familja e Dr. Florit.

“Xhiku, forca dhe pak ka mbetur! Vazhdo kështu siç je, jemi me ty si gjithmonë deri në fund. Të presim me fitore, na ka marrë shumë malli. Kaltrina, Danieli dhe Blerina”, shkruhej në mesazh.

“Këtu ka emocion. Blerina është nusja e Dr., Florit. Kaltrina dhe Danieli janë fëmijët e tij. Ju dua fort dhe më ka marrë malli shumë për ju. Doja t’ju shikoja, hajdeni për surprizë, ju dua fort, më mungoni fort, jeni forca ime”, tha banori pasi lexoi mesazhin.


Shtuar 12.03.2026 19:50

Tags: ,