“Je trim i madh ti”, Ralf Gjoni përplaset me Gramoz Ruçin në Kuvend

Seanca e sotme në Kuvend, ka patur momente ku janë ngritur zërat apo janë bërë akuza të forta. Një përplasje ka ndodhur edhe mes kryetari të Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe deputetit Ralf Gjoni të cilët janë përplasur për pak minuta sot në seancë plenare.

Pasi deputeti Gjoni ka mbaruar fjalën e tij, Ruçi e ka kritikuar për faktin se në 15 minuta nuk tha asnjë fjali për rendin e ditës

Gjoni u rikthye për t’iu përgjigjur por Ruçi nuk ia dha fjalën, duke i komunikuar madje përjashtimin nga salla.

Në një moment dëgjohet kryeparlamentari i cili i thotë deputetit “Jo je trim i madh ti”, duke marrë përgjigjen e Gjonit”: “Jo po je ti trim”. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 11:09