AlbEu.com ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të SPAK ndaj grupit të narkotrafikut, e cilaçoi pas hekurave personazhe të njohur të policisë, biznesit, por dhe të botës së krimit.
Sipas dosjeve të zbardhura nga përgjimet e SKY ECC, rezulton se ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani (tashmë i arrestuar), ka qenë në dijeni të “biznesit” të të birit, Eralbit, pasi në disa komunikime me të i bën të ketë kujdes dhe të heqë dorë.
Në një moment Breçani i shkruan të birit: A kini noj kg pa muarue… Kemi me pagujt këstin e tubave të turbinave, të dyja shkojnë 300 mijë euro. Ishalla po i bani 300…. O zot nuk është se më interesojnë aq shumë o bir, po thuaji atij të na e bëjë qet 300 kto dy tre ditë… Baj çka të duesh, por ma mirë është me i ba pa Luanin e Ervinin.
Ndërkohë i biri i përgjigjet: Po jan piramid krejt …
Më pas biseda mes tyre ëhstë porosi që babi i jep djali për të mos u përzier më me njerëz të afërt.
/Taulant Halili/ AlbEu.com/