“Jam këtu për sukseset e Shqipërisë”, Cameron në Tiranë: Emigracioni është problem i gjithë Evropës dhe ju e keni përballuar

Një histori suksesi e ka quajtur Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB në NATO, por edhe rritjen ekonomike. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama Sekretari i Jashtëm britanik tha se në Shqipëri donte të vinte për të festuar për suksesin tonë.

Cameron: Një nga arsyet pse doja të vija është për të festuar suksesin tuaj sepse Shqipëria është histori suksesi. Ekonomik në Nato, lidershipi juaj në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku doni të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë në sferën e Natos dhe të BE. Ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më pozitive për ne. Për eksportet për shembull. Hekurudha nga Prishtina në Durrës që do jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Puna që po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë që i japim njëri tjetrit. Ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe në gjyqësor. Ka qenë partneritet i arrirë dhe shumë pozitiv shembull për të gjithë. Faleminderit për atë që thatë se jam mik i Ballkanit dhe rajonit. Në fakt kam këndvështrim të thjeshtë. jo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit se kjo ka qene një periudhë e sukseseshme sepse Shqipëria është partnerja jonë besnike. Një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu dhe një problem që kemi hasur dhe ju e keni përballuar është emigrimi në të gjithë Europën./albeu.com


Shtuar 22.05.2024 12:53