“Jam e sigurt në Serbi”, Fjoralba Ponari “i përvishet” Zhaklin Lekatarit: Antishqiptare dhe çnjerëzore

“Jam e sigurt në Serbi sepse s’ka shqipe”.

Kjo është deklarata virale e Zhaklin Lekatarit, e cila është cilësuar si antishqiptare nga shumë persona, përfshirë edhe figura të njohura.

Të lidhura

None found

E një ndër to është edhe Fjoralba Ponari.

Moderatorja madje e cilësoi çnjerëzore këtë koment të Zhakut, në një status në Tëitter, ku ndër të tjera shkruante: “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”

Ajo ka marrë një replikë edhe nga opinionistja e “BBV2”, e cila i shkruan: “Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”

Fjoralba nuk e la me kaq duke iu kthyer sërish: “Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq, por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”


Shtuar më 16.05.2023 13:24

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş