Jahte e palma, Rama nxjerr maketin për portin e Durrësit: Më i bukuri në mesdhe (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e maketit të përfunduar të Portit të Durrësit, të krijuar nga studioja urbanistike të Emaar Group në Dubai.

Aktualisht maketi siç specifikoi edhe kryeministri përmes rrjetit të tij social Facebook ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

Me pamjet magjike 3D të investimit gjigand dhe këngën “We belog to the sea” (ne i përkasim detit) kryeministri i ka uruar një ditë të mbarë të gjithëve.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.

Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.

Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.


Shtuar 21.07.2021 09:07