I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, vihet në pranga 53 vjeçari në Gjrokastër

Çimi Brahimi, 53-vjeç nga Gjirokastra është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Shtuar 21.07.2021 09:17