Ja si ta përdorni vajin e peshkut për shëndetin e fytyrës

Ajo ikën shpejt ndonëse pas saj rendin të gjithë. Bëhet fjalë për rininë, përkëdheljen e së cilës duam ta kemi gjithnjë në fytyrë e jo vetëm.

Kurat e ndryshme industriale premtojnë rini të zgjatur në kohë por me kosto të larta, ndërkohë që shumë produkte natyrale kryejnë të njëjtin funksion por me më pak para.

Le të marrim vajin e peshkut, një suplement i yndyrshëm që duhet marrë rregullisht në stinën e dimrit për të bërë imunitetin më të fortë.

Ky vaj është një burim i përqendruar i acideve yndyrore Omega-3 të cilat i bëjnë mirë njeriut nga koka tek këmbët.

Këto amino acide janë të jashtëzakonshme për lëkurën, madje konsiderohen si thelbësore.


Shtuar 6.01.2024 15:43