Tesla-n tani mund ta bleni edhe me Bitcoin

Gjigantin e makinave elektrike Tesla, tani mund ta bleni edhe me kriptovalutën bitcoin.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ka bërë të ditur se tani pranojnë edhe kriptovalutën bitcoin si pagesë për shitjen e veturave të saj në SHBA.

 

 

Opsioni për blerjen me kriptovalutë tashmë figuron në uebfaqen e kompanisë.

Elon Musk ka thënë se opsioni për blerje me BTC do të jetë në dispozicion edhe në shtetet tjera “më vonë gjatë vitit”.

Njoftimi i ri vjen pasi kompania investoi më herët 1.5 miliardë dollarë në kriptovalutë. Atë kohë, BTC-ja u ngrit në shifra rekorde. Aktualisht një e tillë kushton rreth 56 mijë dollarë.


Shtuar 24.03.2021 16:40

Tags: ,