Ja kur do zgjidhet Qeveria e re e Maqedonisë

Nga dita e nesërme do të fillojnë të skadojnë afatet sipas të cilave, presidenti i vendit në afat prej 10 ditëve do t’ia dorëzojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Mandatar do të jetë kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nesër në seancë plenare do ta konstatojë dorëheqjen që sot pritet ta dorëzojë kryeministri Zaev, ndërsa Dimitar Kovaçevski më 10 janar do ta dorëzojë programin dhe kabinetin e ri qeveritar dhe më 17 janar do të zgjidhet qeveria e re.

Kovaçevski në afat prej 20 ditëve është i obliguar ta dërgojë programin e ri në Kuvend dhe përbërjen e re të qeverisë.

Kujtojmë se ndryshime të kabinetit qeveritar më së shumti ka në LSDM duke u larguar ministrat Filipçe, Carovska dhe me siguri Boçvarski dhe Nikolla Dimitrov, ndërsa BDI do ta merr Ministrinë e Bujqësisë dhe MSHIA-n ia len Alternativës.

 


Shtuar 22.12.2021 17:09