IDF tha se kreu sulme ajrore sot kundër objektivave të Hezbollahut në Liban në përgjigje të sulmeve në Izraelin verior.
Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, objektivat e goditura nga avionët luftarakë në zonat e Labbuneh, Ramyah dhe Ayta ash-Shab përfshinin infrastruktura të ndryshme të përdorura nga organizata libaneze.
Vihet re se Hezbollahu lëshoi disa raketa kundër Izraelit verior.
Grupi libanez pretendon se ka shënjestruar pozicionet e IDF pranë Menara, Yiftah, Malkia dhe Zar’it. IDF thotë se po bombardon vendet e nisjes së Hezbollahut me artilerinë e saj./albeu.com